Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reforma Territoriale, Klosi: Ka ardhur koha që të shihet edhe ndarja me 61 bashki…
Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është shprehur se ka ardhur koha që të rishikohet ndarja me 61 bashki në Shqipëri, duke theksuar nevojën për një Reformë të re Territoriale. Komentet Klosi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se shpreson që kjo reformë të mbyllet brenda pranverës së vitit tjetër, për të lënë një vit kohë për përgatitjen e zgjedhjeve lokale në vitin 2027. Ai tha gjithashtu se PS nuk i ka 84 vota për realizimin e kësaj reforme, teksa shtoi se shpresonte që kjo reformë të realizohen përmes konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. “Nuk duhet mbarsur debati me komisionin. Komisioni është le të themi një ambient pune, ku grumbullohen kontributet e të gjithëve, grumbullohen mendimet,...