Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush do të bëhet Avokat i Popullit? Kuvendi njofton afatin e aplikimit: Kandidaturat hapen në..
Kuvendi ka shpallur vakancën për Avokatin e Popullit, vendimi u mor në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mori pjesë në proces dhe vakanca u shpall vetëm me votat e mazhorancës. Sipas ligjit kandidatët e mundshëm kanë 20 ditë afat për të dorëzuar dokumentacionin. Avokati i Popullit ka një mandat 5-vjeçar. Avokates së Popullit Erinda Ballanca i ka përfunduar mandati në maj të vitit 2022.