Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur

Tragjedi në Meksikë, 64 viktima nga përmbytjet e frikshme që kanë goditur vendin. Raportohet edhe për të zhdukur

Reshjet e dendura të shiut dhe lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Meksikën qendrore dhe lindore, ku raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale Lumenjtë e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra të tëra, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë shkatërruar rrugë e ura ndërsa numri i viktimave po rritet me shpejtësi. Autoritetet meksikane njoftuan se të paktën 64 persona kanë humbur jetën, ndërsa 65 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Sipas Laura Velázquez, kreut të autoriteteve të mbrojtjes civile, përmbytjet kanë goditur më rëndë shtetet Veracruz, Hidalgo dhe Puebla. Numri i viktimave është rritur me 17 vetëm në 12 orët e fundit, çka tregon përmasat e rënda të katastrofës natyrore. Presidentja...