Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, Tirana më e shtrenjta
Jetesa në Shqipëri po rëndohet nga dita në ditë, me një rritje të ndjeshme të kostove bazë për familjet. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, një familjeje mesatare i duhen rreth 93 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës. Ndërsa në kryeqytet, kjo shumë arrin në rreth 108 mijë lekë, duke e bërë Tiranën qytetin më të shtrenjtë në vend. Raporti i INSTAT analizon gjithashtu prirjet e shpenzimeve në varësi të nivelit arsimor të kryefamiljarit. Gjatë vitit 2024, familjet me kryefamiljar me arsim të lartë kanë shpenzuar më pak se një vit më parë, duke treguar një menaxhim më të kujdesshëm të buxhetit. Në kontrast, familjet me nivel arsimor më të ulët kanë shënuar rritje të shpenzimeve. Kjo tendencë sugjeron...