Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kush është Bujar Muça që u arrestua në Elbasan? Pronari i “Delta Group”, ish-kandidati i PDIU-së në 2017-ën
buajr muca ELBASAN- Biznesmeni Bujar Muça është shoqëruar nga policia gjatë aksionit të befasishëm në Elbasan. Ai ndalua nga forcat e rendit në flagrancë, i pajisur me armë, së bashku me disa persona të tjerë. Bujar Muça vjen nga bota e biznesit, duke ndërtuar një sipërmarrje të suksesshme në vite. Ai është pronari i kompanisë së materialeve të ndërtimit ‘Delta Group’. Në vitin 2015- 2017 drejtor i Përgjithshem i “Italian Petroleum Albania” SH.A; dhe 2015-2016 drejtor i firmave “Impuls 95″ dhe “Thermo Swiss” SH.A; 2012 – 2015 kryetar i Këshillit Mbikqyrës të “Delta” SH.A dhe “Dast” SH.A; 2008-2012 drejtor i Përgjithshem i “Dast” SH.A. Në vitin 2018, kompania e materialeve të ndërtimit "Delta" në pronësi të Bujar Muçës, ra pre e grabitjes. Mëngjesin e 18 shkurtit, persona të paidentifikuar...