Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Banka e Shqipërisë blen 914 milionë euro për të frenuar forcimin e lekut
Guvernatori Gent Sejko prezantoi në Komisionin e Ekonomisë raportin vjetor për vitin 2024, duke vëne theksin tek zhvillimet ekonomike të vendit. Ai thekosi se perspektiva ekonomike e Shqipërisë mbetet pozitive. Sipas Sejkos, ekonomia do të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme, duke krijuar mundësi për rritje punësimi, page dhe mirëqenieje në afatmesëm. Megjithatë, Sejko paralajmëroi për rreziqe afatshkurtra që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe konfliktet tregtare, të cilat mund të ndikojnë në rritjen ekonomike dhe inflacionin. Ai theksoi nevojën për reforma strukturore që të përqendrohen në rritjen e produktivitetit përmes arsimit, shëndetësisë dhe përmirësimit të klimës së biznesit, zhvillimin e infrastrukturës publike, reduktimin e informalitetit dhe rritjen e konkurrencës, nxitjen e investimeve të huaja direkte në industri dhe energjetikë, si dhe ruajtjen e stabilitetit...