“Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

“Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

Fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares shqiptare, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “Play Off”-it. Gjithsesi, trajneri Sylvinho u shpreh se ekipi duhet të fokusohet te dy takimet e nëntorit me Andorrën dhe Anglinë, teksa u ndal dhe te miqësorja me Jordaninë mbrëmjen e nesërme, që për trajnerin është një takim ku duhet të provohen lojtarët me më pak minuta në këmbë. “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje....