Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Lamallari, zbardhet fokusi i diskutimit

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Lamallari, zbardhet fokusi i diskutimit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ai e përgëzoi Ministrin për emërimin dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë në çuarjen përpara të reformave në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë. Reforma në drejtësi ishte në qendër të bisedës. Ambasadori Tarran theksoi rëndësinë e vijimit të reformës gjithëpërfshirëse të nisur më 2016, duke theksuar mbështetjen aktive të Prezencës së OSBE-së në këto përpjekje. Fushat kryesore përfshijnë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, mbrojtjen e viktimave të krimit, rritjen e kapaciteteve të SPAK-ut dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si edhe mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Ndihmën Juridike Falas dhe Shërbimin e Përmbarimit...