Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 persona, mes tyre punonjësi i policisë Armand Marvataj, dy shtetas shqiptarë dhe disa shtetas sirianë e egjiptianë. Sipas SPAK, grupi i organizuar ka bashkëpunuar për kontrabandimin e karburantit dhe më pas ka tentuar të korruptojë një efektiv policie për të lejuar nxjerrjen e naftës së sekuestruar nga anija. Operacioni u zbulua në kuadër të hetimeve të zhvilluara nën kodin “Ari i zi”. NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve: Armand Marvataj, me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, i akuzuar për kryerjen...