Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota. Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë. Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve: Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Mbreti jordanez, Abdullah II Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad, Mbreti i Bahreinit Mbreti Hamad bin Isa al-Khalifa Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas Presidenti turk, Recep Tayyip...