“Storm 9”| Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia

“Storm 9”| Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia

Pas tre javësh hetime intensive me metoda proaktive, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 9”, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e grave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i dyshuar si organizatori kryesor i veprimtarisë kriminale. Ai akuzohet për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzimin e prostitucionit”. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike. Ato akuzohen për “Prostitucion”, “Përshtatje...