Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona
11 persona të cilët dyshohet se vodhën naftën nga anija AYA ZANOYBYA e ankoruar në Porto Romano të Durrësit, janë dërguar për gjykim. Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se ka mbyllur dosjen ndaj tyre dhe ka dërguar kërkesën për gjykim. Sipas dosjes hetimore, ka rezultuar se nga anija e ankoruar, ishte planifikuar dhe realizuar vjedhja dhe kontrabandimi i 200 tonëve naftë. Në njoftim SPAK thotë se Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale. Po ashtu, sipas hetimeve ka rezultuar se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10.000 euro...