Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksion ‘blic’ në Elbasan/ Kontrolle në një biznes, disa të arrestuar
Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të hënë një kontroll blic në qytetet, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 2 persona. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se kontrollet janë ushtruar në një biznes në aksin Elbasan Metalurgji. Arrestimet janë bërë nën dyshimet për veprimtari kriminale. Sakaq, janë kryer edhe 6 shoqërime në komisariat. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, për sqarimin e plotë të detajeve në lidhje me aksionin. Top Channel