Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Reforma në Drejtësi ka dështuar’/ Balliu: Kreu i ILD-së pranon paaftësinë e institucionit
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas seancës dëgjimore të mbajtur sot me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani. Sipas Balliut, gjatë dëshmisë së tij, kreu i ILD-së ka pranuar se institucioni që ai drejton nuk është në gjendje të përmbushë funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore si dhe për shkak të mënyrës së gabuar me të cilën është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi. "Kreu i ILD-së u shpreh troç: 'Nuk kemi ç’t’i bëjmë.' Ky është një pranim institucional i paaftësisë dhe dështimit total të reformës në drejtësi. Vetë ata që janë produkt i kësaj reforme, po dëshmojnë se sistemi ka rënë", shkruan Balliu krahas një video shkëputur nga mbledhja. Sipas...