Operacion blic në Elbasan! Blutë mësyjnë në një lokal, arrestohen 2 eksponentë të njohur të krimit

Operacion blic në Elbasan! Blutë mësyjnë në një lokal, arrestohen 2 eksponentë të njohur të krimit

FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Një operacion i befasishëm është zhvilluar në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona të njohur si pjesë e botës së krimit.  Forcat e rendit kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Identiteti i të arrestuarëve ende nuk është bërë i ditur apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet. lajmi në përditësim...