Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqiponja që tërboi Serbinë, FIFA mund të hap proces disiplinor ndaj Manajt
Rey Manaj është kthyer në një hero për çdo tifoz kuqezi në të gjithë botën, kjo është pak por e sigurt. Perla e tij ndaj Serbisë na dhuroi një fitore historike e cila do të kujtohet gjatë. Pesha dhe emocioni ishte i madh dhe i pritshëm, me Manaj që nuk e mendoi dy herë por festoi ashtu siç i ka hije çdo shqiptari, me shqiponjën dy krenare. Ashtu siç pritej, gjyqtari i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë, por siç u shpreh edhe vetë Manaj pas ndeshje, edhe 100 të shënonte, sërish do të festonte me shqiponjë. Për çdo tifoz kuqezi, për çdo tifoz shqiptar, festa me shqiponjë është diçka normale, natyrale, fundja është simboli ynë kombëtar, por jo për FIFA-n që e konsideron...