Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezin, ja kur jepet vendimi

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezin, ja kur jepet vendimi

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen “Partizani”, ku të përfshirë janë Kryedemokrati Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Bëhet me dije se Gjykata e Posaçme ka kërkuar dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani. Në seancën e sotme Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, çka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale. Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Çështja do të gjykohet nga magjistratja Elsa Ulliri, e cila u përzgjodh pas hedhjes së shortit. Anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca...