Presidenti i La Liga-s del kundër FIFA-s: Botërori në dimër? Shpresoj të mbetet vetëm ide…

Presidenti i La Liga-s del kundër FIFA-s: Botërori në dimër? Shpresoj të mbetet vetëm ide…

13 Tetor 2025 14:17 Alfred Lleshi “Infantino ka ide çdo mëngjes, në çdo orë dhe në çdo fjalim. Shpresoj që kjo të jetë vetëm një tjetër ide, si ajo e Kupës së Botës për Klube apo rritja e numrit të skuadrave kombëtare… Shpresoj që të mbetet vetëm një ide”. Kështu është shprehur Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, në lidhje me hipotezën e avancuar nga FIFA për zhvillimin e Kupës së Botës në dimër: “Së pari, këto janë gjëra që duhet të dakordohen me të gjitha ligat, sepse kampionatet luhen nga gushti deri në maj. Kjo do ta përmbyste tregun audioviziv dhe do t’i dëmtonte ndjeshëm garat. Nuk e di nëse Infantino e ka problem këtë”. Presidenti i klubeve spanjolle foli gjithashtu për ndeshjen Villarreal–Barcelona, e...