KQZ zyrtarizon garën e 9 nëntorit, tre parti në fushatë për 5 bashki

KQZ zyrtarizon garën e 9 nëntorit, tre parti në fushatë për 5 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme regjistrimin e tre partive politike për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit në 9 nëntor. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi miratoi regjistrimin e PS-së, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet për zgjedhjet në bashkinë e Matit, Cërrikut, Beratit, Tepelenës dhe Vlorës. Po ashtu në seancën e sotme janë miratuar edhe disa prej elementëve që do të ketë fleta e votimit për zgjedhjet në këto pesë bashki. “Miratojmë disa prej elementëve përmbajtësor të cilët do ti ketë fleta e votimit për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë Mat, Cërrik, Tepelenë, Berat dhe Vlorë”, u shpreh Celibashi. Çështjet e rendit të ditës të miratuara në seancën e sotme:  1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës...