PDK: Jemi partia e parë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

PDK: Jemi partia e parë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

Kosova E Hënë, 13 Tetor 2025 15:15 Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të së dielës, ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota. PDK ka fituar në raundin e parë në tri komuna: Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit. Bazuar në rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, prej të cilave në katër u radhit e para. Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Mitrovica, Vushtrria dhe Kaçaniku. Ndërsa në Klinë dhe Dragash, PDK shkon si e dyta...