Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“S’jemi oborri i pasmë i Evropës”/ Forumi i parë i investimeve BE–BP, Rama: Nuk po kërkojmë as bamirësi
Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën e mirëseardhjes në Forumin e Parë të Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Rama tha se vendi ynë nuk po kërkon as bamirësi, e as dhurata nga partnerët europianë për anëtarësimin në BE. Rama tha në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor dha edhe një mesazh për Europën. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i Europës, por një horizont i ri, tha kryeministri Rama. “Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë,...