“Pastron paratë e krimit, sekuestrohen apartament dhe truall..” Prokuroria: I përkasin të dënuarit për drogë

“Pastron paratë e krimit, sekuestrohen apartament dhe truall..” Prokuroria: I përkasin të dënuarit për drogë

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar disa pasuri, që dyshohet se janë vënë nga të ardhura kriminale.  Bëhet fjalë për një apartament dhe një sipërfaqe toke.  Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M), i datëlindjes 14.03.1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar. Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i New York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer...