Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Braçe shigjeton qeverinë Rama dhe ngre alarmin: Metalurgu po bëhet kamerier, bujku sanitar!
Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i lënë menjanë nga Edi Rama pas zgjedhjeve të 11-Majit, ku doli ndër më të votuarit në kampin rozë, ka sulmuar përsëri qeverinë Rama duke i rrëzuar propagandën e eksporteve industrial dhe rrënimin e bujqësisë e ekonomisë në tërësi. Braçe ka thënë në komision se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin. Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’. Diskutimi i Braçes: “Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me...