Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake në Sarandë hyn në javën e katërt – VIDEO
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake në Sarandë hyn në javën e katërt Sarandë – Aksioni i përbashkët i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake në Sarandë ka hyrë në javën e katërt, duke vijuar kontrollet ndaj ndërtimeve pa leje, zënies së hapësirave publike dhe shkeljeve urbanistike në zonën urbane dhe periferike të qytetit. Gjatë kësaj periudhe, janë kryer dhjetëra verifikime në terren, kryesisht në lagjet e reja në hyrje të Sarandës dhe përgjatë vijës bregdetare. Sipas burimeve nga IMT, janë konstatuar disa raste ndërtimeje pa leje, për të cilat janë nisur procedurat ligjore, duke përfshirë vendosjen e gjobave administrative dhe marrjen e masave për prishje. Policia Bashkiake ka kryer ndërhyrje të veçanta për lirimin e trotuareve...