Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Në Kosovë, çmimet e konsumit shënojnë rritje vjetore prej 4.7%
Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të jenë në rritje. Gjatë muajit shtator 2025, inflacioni vjetor arriti në 4.7%, ndërsa krahasuar me muajin paraprak, çmimet shënuan një rënie të lehtë prej -0.2%, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit për 4.7% në shtator 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me gushtin 2025, çmimet shënuan një rënie mujore prej -0.2%.Sipas të dhënave zyrtare, rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve të disa grupeve të mallrave dhe shërbimeve.Ndër to përfshihen pushimet e organizuara (+23.1%), biletat e fluturimeve (+22.5%), energji elektrike (+17.4%), si dhe produkte ushqimore si kafe, çaj dhe kakao (+14.2%), pemë (+13.0%), mish (+12.1%), qumësht, djathë...