Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skuterat BinBin ende në rrugë, qytetarët: Tanët u sekuestruan, pse jo të bashkisë?
Pavarësisht vendimit për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të skuterave elektrikë në të gjithë vendin, disa qytetarë kanë raportuar raste ku skuterat me qira të bashkisë vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë dhe të përdoren normalisht. Ndërkohë që qytetarëve u janë sekuestruar skuterët privatë, ata ngrejnë shqetësimin se bashkia dhe operatorët që bashkëpunojnë me të, në këtë rast ‘BinBin’ nuk po i zbatojnë të njëjtat rregulla. Qytetarët e konsiderojnë këtë situatë si shfaqje të një standardi të dyfishtë dhe të padrejtë, ku ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Sipas tyre, ndërsa mjetet personale po bllokohen nga policia, skuterët elektrikë të bashkisë qëndrojnë në rrugë dhe vazhdojnë të “rrezikojnë jetën e qytetarëve me aksidente”, pa u prekur nga kontrollet. Qytetarët kërkojnë që nëse...