I prishet podiumi/ Rama përballet me një incident teksa flet për krizën: Sapo patë ilustrimin

I prishet podiumi/ Rama përballet me një incident teksa flet për krizën: Sapo patë ilustrimin

Një incident i vogël, por që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, ka ndodhur gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Parë të Investimeve EU–WB6, që po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Teksa kryeministri po fliste për sfidat dhe krizën, një pjesë e foltores në podium u shkëput papritur, por Rama e kaloi me batuta këtë situatë duke shkaktuar të qeshura në sallë. “Le të kujtojmë fjalët e Zhan Monesë, një prej etërve  themelues të Evropës. Njerëzit e pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin nevojën vetëm kur ja beh kriza dhe meqë ra fjala nevoja është këtu edhe kriza ka ardhur tashmë. Ndaj le ta transformojmë nevojën në vizion...