Urdhri i Koçiut për ndalimin e monopative, nisin kontrollet edhe në Elbasan

Urdhri i Koçiut për ndalimin e monopative, nisin kontrollet edhe në Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur të zbatojë urdhrin për ndalimin e monopatinave në rrugët e qytetit. Drejtuesit e Rrugores së Elbasanit, kanë zbritur në terren për të vëzhguar planin e masave. Efektivët e policisë kanë paralajmëruar drejtuesit që lëviznin me monopatina. Vendimi  për ndalimin e tyre u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.