Dosja “Partizani”/ SPAK rrëzon pretendimet e Berishës! Gjykata shtyn vendimin më 27 tetor

Dosja “Partizani”/ SPAK rrëzon pretendimet e Berishës! Gjykata shtyn vendimin më 27 tetor

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua sot seanca e radhës për çështjen e njohur si afera “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë. Vetë Berisha nuk u paraqit në sallën e gjyqit, ndërsa seanca u përqendrua në shqyrtimin e kërkesave të të gjithë të pandehurve për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave në dosje. Këto pretendime u kundërshtuan nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, i cili parashtroi një material me 25 faqe, ku argumentonte se kërkesat e mbrojtjes janë të pabazuara në ligj dhe në prova. Kraja theksoi se SPAK ka kompetencë të plotë për ndjekjen penale në këtë rast dhe se aktet janë të vlefshme...