Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Ballkani jo problem për t’u zgjidhur, por zgjidhje që pret të integrohet

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Ballkani jo problem për t’u zgjidhur, por zgjidhje që pret të integrohet

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fjalën e tij në Forum, Rama falënderoi Komisionin Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen në rrugëtimin evropian të vendit, duke theksuar se Shqipëria ka qenë e përgatitur për të nisur procesin më intensiv të negociatave me BE-në. Rama: Dua të falenderoj skuadrën tuaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për të bërë realitet këtë gjë. Të dashur pjesëmarrës, për një kohë të gjatë historia e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor është shkruar me gramatikën e pritjes. Në një pikë të caktuar, u bë dëshpëruese.. Megjithatë kurrë nuk ndalëm...