Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, ekstradohet sot nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi. Ky i fundit akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. “Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”...