Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndalimi i përkohëshëm i monopatinave elektrike, pas vendimit Vlora nis bllokimin e lëvizjeve të këtyre mjeteve
Prej kësaj të hëne, ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në të gjithë vendin. Vendimi është marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Policia e Shtetit, thuhet se vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 911 aksidente rrugore të shkaktuara nga përdorimi i monopatinave elektrike. Policia Rrugore e Vlorës ka nisur zbatimin e urdhrit duke shtuar kontrollet në akset kryesore të qytetit. Gjatë ditës së hënë janë ndaluar dhjetëra qytetarë që lëviznin me monopatina elektrike. Kjo fazë e parë do të fokusohet kryesisht te paralajmërimet, por masat mund të përfshijnë edhe shoqërime në komisariat apo bllokim të mjeteve në rast të përsëritjes së shkeljes. Top Channel