“A votuan në zgjedhje lokale Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerët?”, vjen përgjigjia nga Haga

“A votuan në zgjedhje lokale Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerët?”, vjen përgjigjia nga Haga

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’ua lejuar të paraburgosurve në Hagë që të votojnë në zgjedhjet lokale, pra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare. Kështu ka deklaruar, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle. “Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Doyle. Megjithatë, ai për arsye të privatësisë, nuk bëri të ditur nëse e kanë shfrytëzuar të...