Afera “Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Afera “Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

Është shtyrë gjyqi i radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë në GJKKO. Seanca u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina. Vetë ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur në seancë, ndërsa u shqyrtuan kërkesa e të gjithë të pandehurve për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave. Kjo kërkesë e të pandehurve u kundershtua nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, përmes një materiali 25 faqesh. “Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është shprehur Gjykata Kushtetuese, për shpërdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes Institutin e parashkrimit, regjistrimi kallëzimit penal ne te njejten dite qe...