Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar pa balotazh, përkatësisht Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Kurti ka një ‘shpresë’ se do mund të marrë me votat e disaporës pa shkuar në balotazh dhe Gjilanin ku kandidati Alban Hyseni ka 49.79% të votave. “Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjlanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh. Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsej, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty. Të vetmet komuna ku LVV-ja nuk është në...