Premtimi i Trump-it në Izrael: Hamasi do çarmatoset!

Premtimi i Trump-it në Izrael: Hamasi do çarmatoset!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Hamasi do t’i përmbahej planit të çarmatimit ndërsa mbërriti në parlamentin izraelit për të mbajtur një fjalim. Duke folur me gazetarët para fillimit të fjalimit të tij, Trump u përgjigj “po” kur u pyet nëse lufta kishte mbaruar. Fjala e Trump para ligjvënësve izraelitë vjen ndërsa Izraeli kthen 20 pengjet e fundit të marra nga Hamasi gjatë një sulmi më 7 tetor 2023. Ky konsiderohet si një hap kyç në përfundimin e konfliktit dyvjeçar në Gaza si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të paraqitur nga presidenti amerikan.  “Ky është një nder i madh për mua, një ditë e shkëlqyer, një ditë e bukur. Një fillim i ri,” shkroi ai në librin e mysafirëve të Knesset-it, ndërsa kryetari i parlamentit...