Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese
Konflikti gjyqësor ndërmjet Sokol Sadushit dhe Naureda Llagamit për emërimin e gjyqtarit kushtetues do të zhvendoset pikërisht para Gjykatës Kushtetuese. Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u shpall humbëse në votimin e kryer nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi një votë vendimtare në favor të saj, u shpall e pavlefshme. Naureda Llagami dorëzoi menjëherë një padi në Gjykatën Administrative të Apelit, ku kërkoi pezullimin e të gjithë procedurës së Mbledhjes dhe shqyrtimin e saj në themel, ku ajo pretendon se është shpallur humbëse padrejtësisht. Padia e Llagamit u mor në shqyrtim mëngjesin e kësaj të Hëne (13 Tetor 2025) nga gjyqtarja Semiramis Hoxhalli. Në përfundim të seancën paraprake, gjyqtarja konstatoi se padia nuk është kompetencë e Gjykatës Administrative të Apelit, por...