Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan”/ Presidentja e KE: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregon se me anëtarësimin ne BE, ekonomia e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të pësojë një valë rritje. Ajo ftoi gjithashtu të gjithë investitorët të shohin me përparësi Ballkanin Perëndimor për të investuar. “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, tha ajo, ndërsa shton se në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi do të ndërtohen fabrika të Inteligjencës Artificiale për ta shtrirë më pas këtë veprimtari në të gjithë Ballkanin Perëndimor. “Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Mendoni për valën e anëtarësimeve. E njëjta do të ndodhë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja do të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin për këtë arsye. BE çel sektorët e vet ekonomike për bizneset tuaja. ...