Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U plagosën me thika, 5 të mitur te Trauma, ja si është gjendja shëndetësore
Pesë të mitur u përfshinë në një sherr një natë me parë, në Bathore. Pas përplasjeve, sherri degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë kanë marrë plagë të lehta. Të plagosurit u transportuan te Trauma, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimeve të marra 3 prej të plagosurve lanë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerët vijojnë nën monitorimin e bluzave të bardha. Asnjë nga të plagosurit nuk përbën rrezik për jetën.