“Tronditëse”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i ILD raporton te “Ligjet”: Problem, zvarritja e çështjeve

“Tronditëse”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i ILD raporton te “Ligjet”: Problem, zvarritja e çështjeve

ILD ka nisur raportimin ne Komisionin e Ligjeve. Në fillim kreu i ILD është ndalur tek vrasja e gjyqtarit Kalaja. Një nga problematikat e evidentuara prej tij është tejzgjatja e proceseve gjyqësore dhe zvarritje e proceseve. “Më lejoni të vlerësoj rolin e rëndësishëm të Kuvendit në këtë situatë që kaluam dhe po kalojmë prej ngjarjes në fillim javën e shkuar. Ajo që ndodhi ishte tronditëse për të gjithë. E falenderoj Kuvendin për aktin solemn, të nderimit të gjyqtarit me një minutë heshtje. Solidariteti njerëzor dhe institucional është jetik për t’u përballur me situata të tilla, ku gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, dhe nga...