Rama konferencë me von der Leyen: Negociatat po ecin me shpejtësi, BE i kushton vëmendje të posaçme Ballkanit Perëndimor

Rama konferencë me von der Leyen: Negociatat po ecin me shpejtësi, BE i kushton vëmendje të posaçme Ballkanit Perëndimor

Në Tiranë, në datat 13-14 tetor, mbahet Forumi i parë i Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6). Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet në Tiranë. Ajo ka zhvilluar një konferencë me kryeministrin Edi Rama. Rama u shpreh se biseda me Presidenten ka prekur të gjitha temat e interesit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar takimin si një moment të rëndësishëm për vendin. Ai theksoi se bashkëpunimi me BE-në do të vijojë në mënyrë të përpiktë, ndërsa një pjesë e diskutimeve iu kushtua forcimit të sigurisë në rajon dhe agresionit rus ndaj Ukrainës. Rama: Me Presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjitha temat e interesit të përbashkët dhe natyrisht që për ne mbetet një moment shumë i rëndësishëm...