Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Llagami kërkoi pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për anëtarin e Kushtetueses, Gjykata shpall mos juridiksion
Gjykata Administrative ka shpallur moskopetencë për kërkesën e Naureda Llagamit mbi pezullimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Llagami pretendonte se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe kështu do të kishte 9 votat që do t’i jepnin postin në Kushtetuese. Një votë e pavlefshme e mjaftueshme që ajo të fitonte, kishte dy shënime mbi emrin e saj. Administrativja shpalli moskopetencë. Në vendimin e Gjykatës Administrative që Anila Hoxha e disponon dhe ku çështja Llagami përfundon në Kushtetuese thuhet ” Duke iu rikthyer rastit objekt gjykimi, gjykata vlerëson se kërkesa është e papranueshme për tu marrë në shqyrtim për mungesë juridiksioni, pasi vendimi i Gjykatës së Lartë (Mbledhjes së Posaçme të...