Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kreu i ILD-së prezanton raportin vjetor në Kuvend: Në 2024 morëm 1491 ankesa ndaj gjyqtarëve e prokurorëve
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, e nisi fjalën e tij duke kujtuar gjyqtarin Astrit Kalanë, i cili u vra një javë më parë në Gjykatën e Apelit. Teksa prezantoi raportin, ai tha se nuk përfshihen vetëm shifra, por një panoramë e problemeve të sistemit gjyqësor sipas këndvështrimit të ILD-së. Në tej ai tha se më 2024 ILD mori 1491 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Së dyti, më lejoni të vlerësoj rolin e rëndësishem të Kuvendit në këtë situatë që kaluam dhe po kalojmë prej ngjarjes në fillim javën e shkuar. Ajo që ndodhi ishte tronditëse për të gjithë. E falënderoj Kuvendin për aktin solemn, të nderimit të gjyqtarit me një minutë heshtje. Solidariteti...