Vrasja e Astrit Kalasë, Metani: Kemi 2854 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga qytetarët

Vrasja e Astrit Kalasë, Metani: Kemi 2854 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga qytetarët

artur metani TIRANË- Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ishte i pranishëm sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku e nisi raportimin e tij duke kujtuar gjyqtarin Astrit Kalanë, i cili u vra një javë më parë në Gjykatën e Apelit. Teksa prezantoi raportin, ai tha se nuk përfshihen vetëm shifra, por një panoramë e problemeve të sistemit gjyqësor sipas këndvështrimit të ILD-së. Më tej ai tha se më 2024 ILD mori 1491 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Së dyti, më lejoni të vlerësoj rolin e rëndësishem të Kuvendit në këtë situatë që kaluam dhe po kalojmë prej ngjarjes në fillim javën e shkuar. Ajo që ndodhi ishte tronditëse për të gjithë. E falënderoj Kuvendin për aktin solemn, të...