Dosja Partizani- Arben Kraja kundërshton mbrojtësit e Berishës dhe Malltezit, GJKKO merr 2 javë kohë për vendimin

Dosja Partizani- Arben Kraja kundërshton mbrojtësit e Berishës dhe Malltezit, GJKKO merr 2 javë kohë për vendimin

arben kraja dhe berisha TIRANË- Është mbajtur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku prokurori i çështjes Arben Kraja është përplasur me avokatët mbrojtës të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kraja, i cilësoi si të pabazuara në ligj e në prova pretendimet e të pandehurit Sali Berisha për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të dosjes. Sipas Krajës, çdo veprim i SPAK ka qenë në zbatim të ligjit dhe kompetencës së SPAK. "Nuk janë evidentuar elementë të korrupsionit nga zyrtarë të tjerë. Pretendimet për pavlefshmëri të akteve janë të pambështetur në ligj dhe në prova. Regjistrimi i procedimit penal mund të bëhet në ditën e kallëzimit, ose deri në një afat 15 ditor, por kjo nuk do të thotë se duhet të presësh...