Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja nis sot grumbullimin, trajnerja Lulaj fton 20 lojtare
Kombëtarja U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026 për këtë grupmoshë. Trajnerja Cyme Lulaj ka zbardhur sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë Kombëtaren në sfidat kundër Izraelit, Greqisë dhe Estonisë. Skuadra do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 17 tetor do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Greqisë në “Elbasan Arena” në ora 14:00. Në të njëjtin stadium dhe orë do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Takimi i dytë do të luhet kundër Estonisë më 20 tetor dhe tre ditë më vonë kuqezezat do të luajnë ndeshjen e tretë kundër Izraelit. Sakaq, edhe ndeshjet e tjera të grupit do të luhen po...