PSG, në sulm për talentin e Romës. Gati oferta fillestare 60 milionë euroshe

PSG, në sulm për talentin e Romës. Gati oferta fillestare 60 milionë euroshe

13 Tetor 2025 11:36 Alfred Lleshi Sipas mediave franceze, të rilancuara nga “Corriere dello Sport”, PSG ia ka vënë syrin mesfushorit të Romës, Manu Koné, i konsideruar një nga talentet më premtues të Europës. Plani i klubit parizien për verën e ardhshme është të bëjë ofertë 60 milionë euroshe te klubi nga “Trigoria”. Qëllimi i PSG-së është i dyfishtë; ta bindë Romën që ta shesë “xhevahirin” e saj dhe të parandalojë konkurrencën nga klubet e tjera të mëdha që interesohen për 24-vjeçarin francez. Shitja e lojtarit deri më 30 qershor do t’i mundësonte Romës fitim të rëndësishëm në buxhet dhe respektimin e parametrave financiare të diktuar prej UEFA-s. Megjithatë, nuk është e sigurt që Roma do ta pranojë ofertën lehtë. Vendimi do të varet nga...