‘Dosja Partizani’/ Malltezi mbërrin në GJKKO, zbardhen detajet nga procesi

‘Dosja Partizani’/ Malltezi mbërrin në GJKKO, zbardhen detajet nga procesi

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur në GJKKO për seancën e radhës për dosjen ”Partizani”. Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca në themel për dosjen e njohur si “Partizani”, ku i pandehur është kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Çështja do të gjykohet nga magjistratja Elsa Ulliri, e cila u përzgjodh pas hedhjes së shortit. Anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Prokuroria ka ngritur ndaj Berishës akuzën për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim....