Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ti dhe Berisha jeni lapangjoz”/ Qytetari nuk kursen dhëndrin Malltezi para GJKKO-së: Po vjehrri yt ka vjedhur gjë?
Një qytetar ka debatuar me dhëndrin e Sali Berishës në hyrje të GJKKO, ku ai po paraqitej si i pandehur për gjyqin e aferës së Partizanit. Në hyrje të GJKKO, Malltezi u shfaq me një pankartë ku sulmonte ish-ambasadoren e BE në Tiranë dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, si të korruptuara, ndërsa sulmoi edhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur lapangjozë. “120 milionë euro për 0 kw energji, hajdutët vijojnë punën se lolot e Edi Ramës mbrojnë vjedhjet”, shkruhej në pankartën e Malltezit. Por, një qytetar para derës së GJKKO nuk e kurseu Malltezin duke i kujtuar vjedhjet që ka bërë vjehrri i tij, Sali Berisha. Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur gjë? Malltezi: Më fal… Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur? Malltezi: Po ta gjenin...