Gjykata Administrative rrëzon padinë e Llagamit, Asim Vokshi mbetet anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Llagamit, Asim Vokshi mbetet anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Asim Vokshi dhe naureda llagami TIRANË- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar padinë e bërë nga Naureda Llagami kundër vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për zgjedhjen e Asim Vokshit si anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në Administrative Llagami kërkoi pezullimin e zbatimit të vendimit të Mbledhjes së Posaçme si dhe të procedurave deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Sipas Llagamit, që mori 8 vota në Mbledhje, vota e 9-të u shpall qëllimisht e pavlefshme, për të mos plotësuar kuorumin e nevojshëm. Ndonëse kandidati Asim Vokshi kishte më pak vota, u zgjodh fitues si i rendituri i pari nga pikëzimi i KED, për shkak të mos marrjes së shumicës së nevojshme nga Llagami. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi...